Kujdes! Këtë domate e bleni çdo ditë me paratë tuaja…

E publikuar: 14/04/2016 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shikojini mirë këto pamje dhe kini durimin për disa sekonda ta lexoni tekstin…

Kësaj domateje që shitet në të gjitha tregjet dhe rrugët e Tiranës (jo lirë) dhe që konsumatorëve u thuhet se është e serave të myzeqesë, Elbasanit, a Korçës, e që akoma më keq tregtohet për “Bio”, i kanë hedhur aq shumë hormone saqë i kanë mbirë farat nga brenda.

Po, po! Ato filiza që shikoni në foto dhe që ngjasojnë si krimba, nuk janë gjë tjetër veç se filiza që kanë mbirë gjatë një nate, pra vetëm gjatë 12 orëve.

Kjo ka ndodhur pasi domatja është spërkatur me aq shumë pesticid hormonal, sa që ka mbirë brenda një kohe rekord, madje pjekja graduale që merr domatja edhe pasi këputet, ka bërë që perimja jo vetëm të skuqet, por edhe të mbijë duke çelur filiza.

Kjo gjë konsiderohet si diçka tepër e tmershme nga specialistët agronom, pasi jo vetëm që perimja nuk ka asnjë vlerë ushqyese, por është e tejngopur me hormone dhe e toksikuar me pesticide që janë vdekjeprurëse për ata që i konsumojnë.

Fertilizuesit, sipas specialistëve të agronomisë janë tepër të rrezikshëm dhe nuk mund të përdoren tek çdo lloj bime, por në rast se ata përdorem me kaq shumë sasi, ata stimulojnë menjëherë qelizat kancerogjene.

Pra! Këtë domate dhe shumë perime e fruta të tjera që shiten jo lirë në rrugët dhe tregjet e kryeqytetit tonë, janë duke i konsumuar i madh e i vogël vetëm pasi i shpëlajnë me pak ujë çezme, si dhe pasi i kanë blerë me paratë e tyre.

Disa thonë “ku është AKU-ja?”,- asnjë reagim apo kontroll nga kjo e fundit nuk ka pasur gjatë këtyre kohëve kur tregjet glojnë nga produkte si këto.

Vetëm dy ditë ma parë Maqedonia, pasi i kontrollojë produkte të tilla në kufi nga specialistët e saj, u mbulli menjëherë dyert dhe u uli traun e doganës kamionëve shqiptarë, madje e shoqërojë këtë edhe më një deklarim zyrtar të qeverisë së saj duke thënë se “nga Shqipëria u tentuan të futeshin produkte bujqësore me rrezikshmëri të lartë pasi përmbanin një sasi të lartë kontaminimi dhe ishin tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve”.

Po tani, ku do të shkojnë këto produkte që Maqedonia nuk i pranoi? Në shtetet e BE-së as që mund të mendohet… Kosova është e tejngopur nga produktet serbe. Pra…? Të hidhen e të groposen as që bëhet fjalë…

Kujdes! Këto produkte vrasëse po i blini me paratë tuaja të dashur konsumatorë. Po ua vini në pjatë edhe fëmijëve tuaj… dhe mjekët e Onkologjikut ju presin “krahë hapur” pastaj! …por ilaçe nuk ka!/Mapo.al/