Juventusi në sulm për Cavanin dhe Mkhitaryan

E publikuar: 11/04/2016 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërkohë që Juventusi po bëhet gati për të fituar titullit e pestë radhazi në Serinë A, shoqëria bardhezi po lëviz për t’i bërë 2 dhurata të cmuara Massimiliano Allegrit. Sikurse njoftojnë mediat italiane, kampionët e Italisë janë gati të bëjnë një sforco ekonomike për të transferuar në Torino Edinson Cavanin dhe Henrik Mkhitaryan. Sulmuesi uruguajan, i cili do të largohet nga Paris Saint Germmain në fund të sezonit, nuk është më prioritet i Chelseat, që ka vendosur të mbajë Diego Costan, ndërsa për fantazistin armen që ka si menaxher Mino Raiolan, është gati një sulm blitz për të mposhtur rezistencën e Borussias së Dortmundit.

Në kampin e Juventusin prej kohësh janë vënë në lëvizje për disa nga talentet premtuese të futbollit italian por paralelisht po mendohet edhe për goditjet të mëdha për të ngushtuan sadopak hendekun që ekziston me klubet më të mëdha në Europë.

E ardhmja e Cavanit duket larg Francës, por problem për Juventusit mbetet paga e lartë e sulmuesit, i cili aktualisht përfiton 9.5 milionë euro në sezon te parizienët.

Për sa i përket Mkhitaryan, gjithcka mbetet në dorë të Borussias të dortmundit që por bën të gjitha përpjekjet për t’i rinovuar kontratën, me aktualën që i përfundon pas një viti. Vetëm nëse klienti i Raiolas refuzin zgjatjen e bahskëpunimit me verdhezinjtë, atëherë drejtuesit e Juventusit do të tentojnë të hyjnë në bisedimet me homologët e tyre të Dortmundit për kartonin e 27-vjecarit. Në Vinovo e vlerësojnë mesfushorin nga 25 deri 30 milionë euro, duke përfituar edhe nga rasti që pas një viti Borussia mund ta humbasë me parametër zero.