Fitore në supersfidën me Milanin dhe një dorë te titulli. Juventusi përmbysi 2-1 Milanin duke vajtur në +9 pikë nga Napoli, që ka një ndeshje më pak, pas një suksesi të rëndësishëm në “San Siro” ndaj kuqezinjve të Mihajlovic, që nuk i bënë dot ballë zonjës së vjetër dhe pse e nisën ndeshjen në epërsi.
Miani pati fillimin perfekt në këtë sfidë jo vetëm se shënoi në minutën e 18-të, por sepse dhe dy herë të tjera më parë i ishte afruar golit. Gjithsesi Juventus mbetet Juventus dhe në vetëm 9 minuta, Morata arriti të gjejë Mandzukicin për golin e 1-1.
Në pushim madje Juventus mund të kishte vajtur në avantazh nëse Lichsteiner do të kishte rregulluar shënjestrën. Fillimi pjesës së dytë ishte i njëjtë me të parën me Ballotelin që pati një mundësi që në minutën e 53-të por nuk finalizoi dot, ndërsa në të 65-tën të kundërtën bëri Pogba që dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e Juventusit. Në epërsi numerike, skuadra e Allegrit është specialiste e menaxhimit të rezultateve dhe këtë bëri duke kontrolluar lojën e fituar për të katërtën ndeshje radhazi ndaj Milanit.