Sport

Thirrja e Neymar: Dua Pogba te Barcelona

08.04.2016 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thirrja e Neymar: Dua Pogba te Barcelona

Në një intervistë për portalin e zyrtar të La Ligas, sulmuesi i Barcelonës Neymar Jr., zbuloi disa detaje interesante të jetës së tij, por edhe dëshirat që ka për të ardhmen. 24-vjecari, i cili po luan sezonin e tij të tretë me fanellën “Blaugrana” tha se do të dëshironte të kishte në të njëjtën skuadër mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

“Pogba do të përshtatej shumë mirë në organikën e Barcelonës, më pëlqen shumë se si luan dhe se si i bën gjërat. Do të doja ta kisha shok skuadre.”

Neymar është rritur duke ndjekur “yje” të ndryshme të futbollit, por modeli i tij i fëmijërisë është një tjetër brazialian, ish-futbollist i Santosit.

“Kur isha fëmije kisha idhull Robinhon, madje mbaja posterin e tij në shtëpi. Mrekullohesha kur e shikoja se si luante te Santosi.”

Neymar ka veshur disa fanella si futbollist profesionist dhe të gjitha kanë një domethënie të vecantë për të.

“Kam fanellën që kam veshur e parë të cilën e kam veshur kur nisa të luaja si futbollist profesionist, atë të titullit të parë që kam fituar, fanellën e kur nisa karrierën te Barca dhe të kombëtares së Brazilit. Ruaj edhe fanellat e shokëve të mi të skuadrës, të Messit, Suarezit, por edhe të Robinhos, Ronaldos dhe Ronaldinhos. Më mungon ajo e Pogbasë.”

Ndër të tjera Neymar zbuloi se miku i tij më i mirë është Dani Alves, ndërsa shtoi se ëndërron të shënojë dhe të fitojë në një finale botërori.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit