Bota & Rajoni

Sekuestrohen 19 automjete luksoze, 11 të arrestuar (FOTO+VIDEO)

07.04.2016 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Automjete nga më të shtrenjtat në qarkullim, të vjedhura në disa shtete europiane, u bllokuan në disa rrethe të vendit.

Operacioni i koduar me emrin “Lux”, bllokoi 19 automjete luksoze si Range Rover, BMW X5 dhe X6 , Audi A6 dhe A8 dhe Benz Mercedes, të tipeve të fundit. Njëmbëdhjetë organizatorë dhe bashkëpunues të këtij rrjeti hajdutësh automjetesh u arrestuan.

“Këto mjete pasi futeshin në Shqipëri rregjistroheshin në Drejtorinë e Transporteve Rrugore. Personat që kanë bërë rregjistrimin e këtyre mjeteve nuk janë drejtues të kësaj veprimtarie kriminale, por janë persona të gjetur enkas prej drejtuesve të rrjetit. Këta persona nuk kanë lidhje as me vjedhjen dhe as me posedimin real të këtyre mjeteve. Ne i intervistuam këta persona, të cilët treguan edhe mekanizmin se si ka funksionuar”, tha Anton Marku, prokuror i çështjes.

“Ky hetim është kryer në bashkëpunim me autoritetet malazeze, rumune, si dhe me Interpolin”, tha Idajet Feskaj, drejtor i hetimit ndaj trafiqeve në DPPSH.

Sipas policisë, mjetet në fjalë janë  vjedhur në vendet e rajonit e më gjerë, si Mali i Zi, Bosnjë, Kroaci, Itali e Francë dhe kanë hyrë në Shqipëri me numra shasie të ndryshuara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare  te Hanit Hotit. Më pas automjete, pasi bënin zhdoganimin arrinin të pajiseshin me targa të rregullta.

Makinat luksoze ishin shitur në Laç, Sarandë, Tiranë dhe Shkodër. Pjesë të hetimit do të jenë edhe punonjës të doganës dhe policisë kufitare të Hanit të Hotit, nëse ata ishin të përfshirë në rrjet apo jo.

/TCh/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm