Sport

Dybala i dëmtuar, humbet edhe Milan-Juventus

07.04.2016 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Mbrëmjen e së shtunës, Juventusi mund të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit në Serinë A. Skuadra e Allegri-t do të luajë në San siro përballë Milanit, në një ndeshje që parashikohet të jetë udhëkryqi i vërtetë i sezonit. Me një fitore bardhezinjtë do t’i afroheshin triumfit në kampionat, ndërsa disfata rrezikon të rihapë garën me Napolin e vendit të dytë, që momentalisht është 6 pikë larg.

Por, në supersfidën e rëndësishme, sipas gjasave te Juventusi nuk do të luajë një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Paulo Dybala nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi në kofshën e djathtë, ku përsoi tërheqje muskulore në derbin e fituar me Torinon. Rehabilitimi i ngadaltë bëri që mjekët e klubit ta këshillojnë stafin teknik që sulmuesi të qëndrojë pushim përballë kuqezinjve, për të evituar rrezikun që dëmtimi të përsëritet dhe ku pasojat mund të jenë më të rënda. Edhe pse deri në sfidën me Milanin bardhezinjtë kanë edhe disa orë në dispozicion për të provuar rikuperimin e Dybala, shanset që argjentinasi të zbresë në fushën e lojës janë tepër të vogla.

Në këtë pikë, sulmuesit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të vazhdojë punën individuale, në mënyrë që të rikuperohet për ndeshjen e 17 Prillit në Juventusit Stadium, ku do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, Palermon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit