Ekonomi

Shpenzimet milionëshe të Kadri Veselit me shokë

06.04.2016 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kadri Veseli, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, bashkë me 120 deputetët e tjerë për një vit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 3.6 milionë euro.

Pavarësisht ndasive për vendime politike dhe bllokadave të kohëpaskohshme të punës, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë qenë të rregullt në pagesa, shkruan Gazeta Fjala.

Për vetëm 52 seanca të mbajtura ata kanë marrë pagat e plota, të cilat sipas raportit financiarë janë pranuar nga të zgjedhurit e popullit në masën 100 për qind.

Ndërkaq, vetëm për ujë që kanë pirë gjatë punës që këtë institucion ata kanë shpenzuar me para të taksapaguesve 30,700.00 euro.

Gazeta Fjala raporton se edhe administrata e këtij institucioni kanë marrë plotë 1.9 milionë euro për paga, derisa për stafin mbështetës janë shpenzuar 340 mijë euro nga buxheti i përgjithshëm.

Sipas raportit financiar, në total Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 ka shpenzuar 7.9 milion euro nga buxheti përfundimtar prej 8.3 milion euro.

33

Deputetët online

E për tu mundësuar deputetëve që të punojnë nga distanca pa pasur nevojë të jenë prezent në Kuvend, është vendosur sistemi portativ (mobil) për qasje dhe punë në distancë për nevoja të deputetëve, që ka kushtuar 87,960.00  euro.

Përveç kësaj, nga Kuvendi janë dhënë 99,931.10 euro për furnizim me pajisje digjitale për sallat konferencave N205, N409 dhe kabineti i kryetarit.

Por nuk janë vetëm pagat që zyrtarët e legjislativit i kanë marrë këtë vit për punën e pjesshme që kanë bërë.

Kuvendi ka shpenzuar edhe 1.1 milionë euro për mallra dhe shërbime derisa 90 mijë euro vetëm për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave.

Më së shtrenjti u ka kushtuar mirëmbajtja  dhe servisimi i veturave të tipit “Toyota”, për të cilat nga arka e shtetit janë paguar 42 mijë euro. Për ato “WW touareg “ dhe “Shkoda Rapid”, janë shpenzuar 21 mijë euro.

Ndërkaq, vetëm furnizimi me goma të verës për këto automjete ka kushtuar 3 mijë euro.

12 mijë euro për fotokopje

Sipas të dhënave të raportit financiar, të cilin e posedon Gazeta Fjala, 12,795.00 euro janë shpenzuar për aparatet fotokopjuese të tipit Nashuatec-Ricoh, ku përfshihet mirëmbajtja dhe ndërrimi i tonerëve e pjesëve harxhuese.

Me para të taksapaguesve Gazeta Fjala mëson se zyrtarët e Administratës së Kuvendit kanë blerë ora të dorës në vlerë 792 euro, derisa udhëtimet me autobus për në Shqipëri Kuvendit i kushtuan në një rast 798.00 euro, ndërsa për një udhëtim tjetër në qershor shërbimet e udhëtimit kanë pasur koston 995.00 euro.

Përveç kësaj Kuvendi harxhoi edhe për furnizim me dhurata për nevoja të protokollit në vlerë 6,070.00 euro.

Sipas raportit, mirëmbajtja mujore e liftave  dhe servisimi i tyre në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kushtuar  20 mijë euro.

Puna e Kuvendit për një vit

Në raportin e punës së legjislativit thuhet se për një vit Kryesia e Kuvendit të Rebublikës së Kosovës ka mbajtur 51 mbledhje, në të cilat ka përgaditur rendin e ditës për 52 seanca plenare.

Prej këtyre seancave 2 kanë qenë seanca solemne ndërsa 5 seanca  të veçanta si dhe dhe 5 tjera të jashtëzakonshme.

11

22

Në këto senaca Kuvendi ka miratuar 220 vendime dhe ka nxjerrurr 40 përfundime.

Gjatë 2015- tës janë miratuar 47 ligje prej tyre 6 marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara me ligj. Gjithashtu janë zhvilluar 7 debate, 3 interpelanca dhe janë miratuar 4 rezuluta./Gazeta Fjala/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara