Ekonomi

Kryeministri Mustafa: Prioritet i Qeverisë hapja e fabrikave, punësimi i njerëzve dhe promovimi produkteve kosovare jashtë vendit

05.04.2016 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e përmbylljes së projektit “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” të zbatuar nga korporata “Rugove” në fabrikën “Djath Rugove” në Drelaj të Rugovës, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë e projekteve të tilla, të cilat ndihmojnë jo vetëm në zhvillimin e vendit, por edhe në rritjen e cilësisë së jetës në këto anë.

“Projekte të tilla mund të bëjnë vetëm njerëzit që kanë dëshirë, kanë vullnet, kanë përvojë, ata që dëshirojnë t’i ruajnë dhe të jetojnë në këto anë dhe ata që dëshirojnë t’i kontribuojnë zhvillimit të prodhimit dhe zhvillimit të vendit”, tha kryeministri.

Duke vlerësuar këtë investim dhe investimin e fabrikës së kontrollimit të ujit të Rugovës, si dy marka të rëndësishme për Kosovën, kryeministri Mustafa tha se djathi i Rugovës do të jetë në tryezat e Kosovës por edhe në tryezat evropiane dhe botërore.

“Rugova pastaj nuk do të jetë vetëm në Rugovë do të jetë në Ballkan, në Evropë dhe do të jetë në gjithë tregun botëror. Ky emër e meriton që të arrijë atje ku duhet të arrijë”, tha kryeministri, duke uruar që këso fabrika të përurohen sa më shumë.

“Ky është qëllimi ynë themelor, që të bëjmë fabrika, të punësojmë njerëz, të prodhojmë vetë produktet tona, të ekspertojmë jashtë dhe të tregojmë se Kosova është një vend i cili e meriton pavarësinë, Kosova është një vend i cili di ta zhvillojë ekonominë dhe Kosova është një vend i orientuar kah Evropa dhe kah tregu evropian”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Shefi i zyrës së BE-sëPërfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se ky projekt ka ndikuar në komunitetin lokal, duke krijuar vende të reja të punës, duke rritur kualitetin e jetës në fshatin Drelaj, por edhe duke mbështetur ekonominë.

“E uroj kompaninë Rugova për implementim të suksesshëm të projektit në vlerë prej 387 mijë euro, e cila është dhënë përmes skemës së granteve rurale të BE-së. Në total, deri më tash, ne kemi kontribuar me 24.5 milionë euro për projektet që kanë të bëjnë me bizneset bujqësore dhe zhvillimin rural. Kjo është posaçërisht e rëndësishme në kontekst të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila hyri në fuqi të premten e kaluar, si një mjet kyç për të mundësuar kushtet për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë”, tha Zhbogar.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se këto rezultate dhe këto prodhime janë një shembull me të cilin mburret Komuna e Pejës.
“Besojmë se ky shembull nuk do të jetë i vetëm dhe se edhe të tjerët do të ndjekin shembullin e Visarit, të marrin përgjegjësi në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e Komunës së Pejës, por edhe të vetë Republikës”, tha Muhaxheri.

Visar Kelmendi, përfaqësues i Kompanisë Rugove, tha se shembulli i Rugovës dhe fabrikave anëtare të klubit, po tregon mundësitë që ekzistojnë për të arritur sukses në Kosovë.

“Mendoj që efektet e këtij investimi do të shihen realisht tek vitin e ardhshëm, dhe aty do të shihet se gjithë kjo do të multiplikohet shumë më shumë, për arsye se Rugova po i kthehet gradualisht blegtorisë, asaj prej të cilës ka jetuar. Këto investime tonat po tregojnë që rruga është kjo, dhe ne e vazhdojmë këtë rrugë”, tha Kelmendi.

Besart Shatri, menaxher i projektit foli për rezultatet e shumanshme që janë arritur falë implementimit të këtij projekti të rëndësishëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë