Bylbyl Sokoli nuk është më trajner i Gjilanit. Ai ka shkëputur kontratën me klubin e kuq me marrëveshje të dyanshme dhe në mënyrë miqësore. 3 humbje radhazi, 2 nga Prishtina e 1 nga Trepca 89 kanë qenë fatale për Profën, i cili mori drejtimin e Gjilanit në javën e 14 pasi ishte larguar më parë Sadat Pajaziti.
Sokoli drejtoj Gjilanin në 10 ndeshje kampionati, nga to arriti 4 fitore 3 barazime dhe pësoi 3 disfata. Deri para 3 javësh, gjilanasit ishin një nga favoritët për të fituar titullin e kampionit, ndërsa profa e lë skuadrën në pozitën e 5-t me 36 pikë, 8 më pak se kryesuesit. Ndërkohë ishte eliminuar nga Digitalb Kupa në çerekfinale pas humbjes 4:0 nga Llapi.
Klubi i Gjilanit ende nuk është përcaktuar për trajnerin e ri, mirëpo ai pritet të emërohet shumë shpejt, madje që para ndeshjes me Vushtrrinë.