Kandidati për nominim republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka përsëritur kritikën e tij ndaj aleancës së NATO-s, duke thënë se blloku prej 28 shteteve anëtare është i “vjetruar”.
Zoti Trump, që udhëheq në garën republikane për zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara, tha mbrëmë vonë në Viskonsin se anëtarët e tjerë të NATO-s “nuk po e paguajnë pjesën e tyre”
“Ata ose duhet të paguajnë, përfshirë deficitin e kaluar, ose duhet të dalin jashtë”, tha Trump.
Megjithqë kritikat e mëparshme të zotit Trump për NATO-n kanë shkakktuar shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, ai ka këmbëngul se shumë ekspertë që e kanë studiuar NATO-n “për 30 vite” kanë filluar të pajtohen me të.
Megjithatë ai nuk ka specifikuar se kush janë ata ekspertë.