Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi nënshkroi marrëveshjen e bashkëfinancimit me Zëvendësministrin e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, për asfaltimin e rrugës “ Mukadeze Lika Muhaxheri”. Në këtë projekt MAPL ka ndarë 56 mijë euro ndërsa 40 mijë euro do të ndahen nga buxheti i Komunës së Kaçanikut.
Kryetari Ilazi falënderoi MAPL-në për këtë investim, ndërsa tha se pas përfundimit të procedurave të nevojshme, shumë shpejt do të fillohet me realizimin e këtij projekti.