Bota & Rajoni

Maqedoni: BDI tërhiqet nga qeveria

01.04.2016 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim, të enjten vonë, ka vendosur të tërheqë të gjithë zyrtarët e saj aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë.

Në njoftimin e BDI-së nuk jepen arsyet për këtë vendim, por në komunikatë thuhet se “në ditët në vijim do të rishqyrtohen politikat e saj”.

Kryesia e partisë, siç thuhet në njoftim, ka autorizuar kryetarin, Ali Ahmeti, “për të vendosur mbi hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim”.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka 5 poste ministrore në qeverinë teknike që drejtohet nga Emil Dimitriev, i cili ka zëvëndësuar në këtë post kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin.

Dorëheqja e ministrave të partisë së Ahmtetit vjen në kohën e publikimit në media dhe rrjetet sociale të një bisede të përgjuar me përmbajtje erotike mes dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

Biseda ka nxitur reagime të shumta në opinion, madje edhe në vet partinë, BDI. Nuk ka informacione nëse pikërisht ky skandal ka qenë shkaku i vendimit të Kryesisë partiake.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni duhet të mbahen më 5 qershor, ndërsa paraprakisht, më 7 prill, hyn në fuqi vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, transmeton rel.

Zgjedhjet janë rezultat i marrëveshjes mes katër partive kryesore politike për t’i dhënë fund krizës politike, e cila është shkaktuar nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, e publikuar nga opozita, e cila pretendon përfshirjen e zyrtarëve më të lartë në afera të shumta kriminale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare