Sport

Kosova josh lojtarët e Kombëtareve të tjera

30.03.2016 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Zvicra, Norvegjia, Suedia, Gjermania por edhe Shqipëria mund të humbasin futbollistë protagonistë në kombëtaret e tyre pasi mund të kalojnë me Kosovën.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ishte në impiantin Ullevaal për të ndjekur ndeshjen miqësore ndërmjet Norvegjisë dhe Finlandës dhe për mediat nordike, konfirmoi interesimin në elementë të veçantë.

Valon Berisha është një lojtar që mund të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen sipas fjalëve të Bunjakut për televizionin norvegjez “Tv2” . Kosova pritet që në maj të jetë zyrtarisht anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe pastaj t’i jepet mundësia për t’u paraqitur në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Përzgjedhësi kosovar i kërkon Norvegjisë që të qëndrojë larg Besart Celinës, i cili tashmë ka vendosur për të luajtur për Kosovën.

“Ka mjaft lojtarë të tjerë që luajnë aktualisht për Zvicrën, Shqipërinë, Norvegjinë, Suedinë, Gjermaninë e kështu me radhë. Nëse ata do vijnë tek ne, ende nuk e di. Por, ata do të vendosin vetë për karrierën e tyre. Jam për një zgjedhje demokratike në këtë situatë”, ka thënë Bunjaku.

“Sapo Kosova të bëhet anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s, me siguri të gjithë lojtarët që kanë origjinë nga Kosova do të kenë mundësinë për të luajtur për Kosovën. Nacionalizmi dhe ndjenja kombëtare është e rëndësishme, por kjo nuk ndikon në projektin tonë. Mendoj se motivi për të bërë diçka interesante është gjëja më e rëndësishme që kemi”, tha trajneri kosovar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur