Jamie Vardy është njeriu i momentit në Angli. Meritë për këtë ka sezoni i shkëlqyer që po zhvillon me skuadrën e Leicester, por edhe golat e shënuar me fanellën e kombëtares ne miqësoret me Gjermaninë dhe Holandën.
Edhe kapiteni i Manchester United, Wayne Ronney foli për sulmuesin e skuadrës së drejtuar nga italiani Ranieri. 30-vjeçari pohoi se fëmijët e tij i kanë kërkuar fanellën e kombëtares së “tre luanëve” me emrin e Vardy mbi shpatulla.