Lajmet

MSA hyn në fuqi të premten

30.03.2016 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MSA hyn në fuqi të premten

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në mesin e mijëra veprimeve dhe ndryshimeve që do të sjell në të gjitha sferat e shoqërisë, përcakton edhe krijimin e katër mekanizmave institucional nëpërmjet të cilave do të formalizohet dialogu politik dhe institucional ndërmjet Kosovës dhe BE-së. –

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se MSA-ja e cila hyn në fuqi këtë të premte, parasheh formimin e Këshillit për Stabilizim Asociim; Komitetit për Stabilizim Asociim; Nën-komiteteve për Stabilizim Asociim si dhe Komitetit Parlamentar për Stabilizim Asociim.

“Nëpërmjet këtyre mekanizmave ndër-institucional do të mbikëqyret zbatimi i kësaj marrëveshje, do të shqyrtohen të gjitha çështjet relevante që dalin nga marrëveshja, do të merren vendime si dhe do të trajtohen dhe analizohen në detaje çështje të ndryshme që lidhen me të, me qëllim që kjo marrëveshje si instrument kyç për përafrimin dhe integrimin e Kosovës në BE, të implementohet suksesshëm dhe në kuadër të afateve të përcaktuara”, ka shpjeguar ministri Çollaku.

Organi më i lartë politikë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të jetë Këshill i i Stabilizim Asociimit (KSA)me mandat vendim-marrës, të cilin do ta bashkëkryesojë nga ana e Kosovës ministri Çollaku dhe një përfaqësues i lartë nga BE-ja.

Edhe në dokumentin e MSA-së, thuhet se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit do të mbikëqyret nga Këshilli i Stabilizim Asociimit që do të kryesohet me rotacion nga një përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe një përfaqësues i Kosovës.

“Në vazhdën e takimeve të rregullta, Këshilli do të shqyrtojë të gjitha çështjet relevante që dalin nga Marrëveshja dhe të gjitha çështjet dy-palëshe apo ndërkombëtare me interes të ndërsjellë. Brenda fushëveprimit të Marrëveshjes, Këshilli do të ketë fuqinë të marrë vendime (detyrimore sa i përket implementimit për të dyja palët) dhe do të japë rekomandime. Secila palë do t’i referojë kontestet që kanë të bëjnë me zbatimin ose implementimin e Marrëveshjes në Këshill, i cili do t’i zgjidhë ato me a në të vendimeve detyrimore”, ka shpjeguar Çollaku.

Po ashtu ka theksuar se ky këshill do t’i ndihmojë në ushtrimin e detyrave të tij Komitetit të Stabilizim Asociimit, një tjetër organ ky i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues të Kosovës.

Në dokumentin e MSA-së, thuhet se Komiteti i Stabilizim Asociimit mund të krijojë nën-komitete dhe grupe të veçanta. Megjithatë, MSA-ja përcakton në mënyrë të veçantë krijimin e një nën-komiteti i cili do të trajtojë çështjet e migracionit.

MSA-ja po ashtu parashikon edhe krijimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që do të jetë një forum për anëtarët e Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian për t’u takuar dhe shkëmbyer mendimet në intervale të cilat i përcakton vetë Komiteti.

“Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociimin do të kryesohet me rotacion nga përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës. Dialogu, në kuadër të Komitetit do të jetë një mekanizëm për konsultime dhe një mekanizëm i nevojshëm në funksion të zbatimit të detyrimeve parlamentare të ndërmarra në kuadër të MSA-së”, thuhet në marrëveshje.

Lidhur me këtë, ministri i Integrimit Evropian ka vlerësuar se roli i Kuvendit të Republikës së Kosovës në procesin e integrimit të Kosovës në BE, do të jetë jetik.

“Krahas rolit tejet të rëndësishëm në procesin e ratifikimit të MSA-së dhe me debatet mbi çdo aspekt të implikimeve të dispozitave të saj në proceset reformuese në Kosovë, aktivitetet e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Komisionit për Integrime Evropiane janë shumë të rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të fuqizohet tutje duke marrë rolin mbikëqyrës në procesin e implementimit të suksesshëm dhe në afat të të gjitha detyrimeve të ndërmarra në kuadër të MSA-së, në veçanti sa i përket harmonizimit t ë legjislacionit të Kosovës me atë të acquis”, ka theksuar ndër të tjera Çollaku.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje