Kryesore

Makina e drejtorit të Doganave të Kosovës konfiskohet për parregullsi doganore?

28.03.2016 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Makina e drejtorit të Doganave të Kosovës konfiskohet për parregullsi doganore?

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e zhdoganimit të makinës që ka sjellë vite më parë në Kosovë.

Sipas një burimi kofidencial brenda radhëve të Policisë së Kosovës që informon për tesheshi.com, një makinë e prodhimit suedez Volvo, ka një vit që është konfiskuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë me dyshimin e bazuar se procedurat e zhdoganimit janë kryere në mënyrë të parregullt.

“Makina i është konfiskuar një banori të fshatit Lubovec të komunës së Skënderajt që jeton jashtë Kosoës, por që makinën ai e kishte blerë në Kosovë, me qëllim të shfrytëzimit të saj gjatë pushimeve sa ai qëndron në vendlindje” ka thënë një zyrtarë i policisë së Kosovës në Mitrovicë. Patrulla e policisë e ka ndaluar makinën e cila ishte në kërkim dhe pas legjitimimit, drejtuesit pronar të makinës i është treguar se makina duhet të konfiskohet për arsye se ka probleme serioze me doganën e Kosovës, për shkak të falsifikimit të dokumentacionit të zhdoganimit”, ka thënë zyrtari i policisë, duke shtuar se pronari i makinës ka reaguar duke thënë se ndoshta këtu bëhet fjalë për ndonjë shaka, meqë ishte i bindur se makina e tij ishte plotësisht në rregull me pagesat në doganën e Kosovës.

Dhe befasia ka ndodhur më pas, kur ai u është drejtuar policëve me këto fjalë: “A e dini ju o policë se këtë makinë, për herë të parë në Kosovë e ka zhdoganuar dhe regjistruar drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna?!”.

Pas këtij pohimi të transmetuar në formën e një pyetje retorike, policët kanë mbetur të shtangur duke mos i besuar asaj çfarë thoshte drejtuesi i ndaluar i automjetit Volvo.

Dhe burimi konfirmon faktin se pas konfiskimit të makinës dhe dërgimit të saj, në fillim me stacionin e policisë në Mitrovicë dhe në pas në terminalin doganor po në Mitrovicë, pas marrjes së dosjes së makinë, të gjitha fjalët e pronarit u vërtetuan se makina ishte zhdoganuar dhe regjistruar për herë të parë nga ana e Drejtorit të Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ky fakt është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, që i ka tha portalittesheshi.com se një makinë e llojit Volvo është konfiskuar nga policia e Kosovës kohë më parë.

“Dyshohet se makinës zhdoganimi i është bërë në mënyrë të parregullt dhe për këtë arsye ajo është konfiskuar dhe ka kaluar në përgjegjësi të degës së doganave të Kosovës në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti

Por zëdhënësi Zahiti, as nuk ka mohuar as nuk ka pohuar se a bëhet fjalë për makinën e Drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Lulzim Rafunës.

Po njëfarë rezervimi për t’u prononcuar lidhur me këtë fakt, e kanë patur dhe zyrtarë të doganës e të terminalit në Mitrovicë. Ata nuk kanë pranuar fare që të flasin rreth rastit të makinës Volvo, me targa 02 790–CI.

Rasti i makinës së konfiskuar, e që pra sipas të gjitha gjasave ka qenë në pronësi të drejtorit të Doganave, ka kaluar në gjykatë; dhe tash e një vit askush më nuk është interesuar për këtë makinë. Ndërsa pronari i makinës mbetët me shpresë se deri në kohën e verës, njeriu prej të cilit e ka blerë Volvo-n, Lulzim Rafuna, do t’i bëjë atij një zgjidhje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje