Khedira: Ndaj Italisë nuk ka miqësore

E publikuar: 28/03/2016 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermania dhe Italia nesër zhvillojnë takimin miqësor në futboll, por për mesfushorin i cili ishte kapiten i Gjermanisë, Sami Khedira, kur këto dy skuadra luajnë ka gjithmonë ndeshje të forta dhe jo miqësore.

Ai tha se të gjitha skuadrat duan ta mundin Gjermaninë, pasi është skuadra kampione e botës.

“Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse çdo skuadër dëshiron të mundë Kampionët e Botës. Duam të fitojmë Evropianin por nuk do të jetë e thjeshtë dhe këtë gjë e dimë shumë mirë. Italia? Ndaj tyre janë gjithmonë ndeshje të mëdha qofshin ose jo miqësore”, deklaroi Khedira, shkruan Bild.

Khedira gjatë verës ka kaluar nga Real Madridi tek kampioni i Italisë, Juventus, si transferim i lirë.

Ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Italisë do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. G