Emrat e mëdhenj që u larguan befasishëm nga AAK-ja! (Foto)

E publikuar: 26/03/2016 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këto ditë pësoi një humbje jo edhe të lehtë. Asaj iu largua një person, i cili kishte plot 13 vjet që ishte pjesë e kësaj strukture, raporton GazetaBlic.

Donika Kadaj-Bujupi, pas një kohë të gjatë “bashkëjetëese”, papritmas vendosi të ndahet nga AAK-ja.

Mirëpo, Donika ishte e fundit deri më tash. Por, në të njëjtën mënyrë kishin vepruar edhe shumë figura të tjera të njohura, të cilat para shumë vitesh, kishin nisur ta braktisnin partinë e Ramush Haradinajt.

Goditjet që AAK-ja i pësoi ndër vite, nuk qenë dhe aq të lehta. Kjo pasi që, partia në fjalë u desh të përballej me shumë humbje, duke nisur nga humbja e ish-kryeministrave, ministrave, e zyrtarëve të tjerë me rëndësi dhe ndikim të madh.

GazetaBlic në vazhdim, jau sjellë një përmbledhje të hollësishme, në të cilën mund t’i gjeni shumicën e atyre që ia kthyen shpinën AAK-së, sado që aryset dhe mënyrat se si ata u laguan, janë nga më të ndryshmet.

Bajram Kosumi

bajram-kosumi-zgjidhet-rektor-i-universitetit-ldquo-kadri-zeka-rdquo-n-euml-gjilan_hd

  

Një ndër figurat më të rëndësishme që e braktisën Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, qe ish-kryeministri i vendit nga radhët e kësaj partie, Bajram Kosumi, raporton GazetaBlic.

Ndonëse Kosumi ishte njëri ndër themeluesit e AAK-së, pas largimit të tij nga partia, AAK-ja e pati marrë shumë “qetë” largimin e tij. Së paku kështu qe shprehur përmes një deklarate partiake, në të cilën thuhej se vendimi i Kosumit nuk paraqiste ndonjë rrezik për partinë. Mirëpo, pas tij, i cili në vitin 2010 u përshëndet me partinë e Ramush Haradinajt, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nisën të largohen shumë figura të tjera-me mjaft rëndësi për partinë në fjalë.

Bujar Dugolli

bujar-dugolli-rektori-zejnullahu-mund-t-euml-shkarkohet-video_hd

  

Nuk shkoi shumë dhe AAK-ja humbi edhe një figurë kyçe të partisë. Bujar Dugolli, njëri ndër themeluesit e partisë së lartcekur, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, u largua nga AAK-ja para afro 6 vitesh.

Këshilli Drejtues i AAK-së me shumicë votash e pati liruar nga të gjitha përgjegjësitë atë.

“Këshilli drejtues të AAK-së me shumicë votash e ka liruar nga të gjitha përgjegjësitë një ndër themeluesit të saj, ish-ministrin e tregtisë dhe industrisë Bujar Dugolli, thuhej në njoftim.

Pas vendimit në fjalë, nëpërmjet një deklarate pati reaguar  edhe Bujar Dugolli. Ai pati thënë se ndiente keqardhje për Ramush Haradinajn dhe për vetë partinë, pjesë e së cilën ishte për një kohë.

“Ndjej keqardhjen që kreu i AAK-së dhe AAK-ja , ka ardhur në këtë gjendje. Dua t’ia kujtoj Haradinajt se veprimet e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me demokracinë të cilën shumë herë e proklamon”, pati deklaruar Dugolli.

Ai po ashtu, i pati thënë se AAK-ja, në vend se të zgjidhte dialog, zgjodhi një veprim totalitar.

Agim Çeku

largea-agim-ceku1361220005

  

Menjëherë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi, AAK-ja e pati emëruar Agim Çekun, si kandidat për ta zëvendësuar Kosumin, i cili pas një kohë të shkurtër erdhi në postin e të parit të ekzekutivit.

Mirëpo, sikurse figurave të mësipërme, as Çekut nuk i shkoi gjatë me AAK-në.

Mandati i Çekut për postin e kryeministrit pati përfunduar pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht në vitin 2007. Kurse më pas, ai qe larguar përfundimisht nga AAK-ja, duke u vendosur kështu në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ethem Çeku

Ceku_Ethemi_618853

  

Dobësimi i AAK-së vazhdoi edhe më tutje. Ethem Çeku, po ashtu një person mjaft me ndikim në AAK, para afro tri vitesh, pati vendosur t’i thoshte “lamtumirë” partisë së Ramush Haradinajt.

Më 2013, ai dha dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kurse deri para dorëheqjes, ai ishte anëtar i kryesisë së kësaj partie, por me zgjedhjen e tij dekan i Fakultetit të Edukimit, Çeku qe përshëndetur me AAK-në.

Kadri Kryeziu

kadri

  

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i kryesisë së AAK-së, e po ashtu edhe ish-zëvendësministër i Tregëtisë dhe Industrisë në kohën kur Bujar Dugolli ishte ministër nga AAK-ja, ishte larguar nga AAK-ja shumë vite më parë.

Në vitin 2009, pas plot 9 vitesh punë në AAK, kishte dalë nga partia e Ramush Haradinajt, i cili më pas, qe parë shumë shpesh në tubime me PDK-në.

Vetëm brenda pak ditësh, AAK-ja humbi dy figura të rëndësishme!

Blerim Shala

Blerim-Shala

  

Blerim Shala, Ish-koordinatator politik i palës kosovare në bisedimet Kosovë- Serbi, pati thënë se nga AAK-ja qe larguar pas një bisede që kishte pasur me Ramush Haradinajn.

Partia e liderit të AAK-së, atë kohë pati dalë me një njoftim, në të cilin thoshte se kjo parti e lironte Blerim Shalën, pasi që ky i fundit donte që të ishte pjesë e bisedimeve në Bruksel.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e njoftuar me vendimin e z. Blerim Shala për të qenë pjesë e ekipit për negociata në Bruksel”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së.Aleanca e liron z. Shala nga të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet në parti”, qe thënë ndër të tjera në njoftimin që pati lëshuar AAK-ja.

Menjëherë pas kësaj, pati reaguar edhe vetë Shala. Ai e pati pohuar po këtë gjë, duke thënë se dëshironte t’i udhëhiqte negociatat me Serbinë, mirëpo pasi nuk kishte gjetur dakordim,  ai kishte vendosur të mos ishte pjesë e AAK-së më.

“Pasi që AAK –ja vlerëson që në këtë mandat nuk mund ta marrë përgjegjësinë politike të këtyre bisedimeve, në pajtim të plotë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kam vendosur që të mos jam më pjesë e AAK-së”, pati deklaruar Shala para më shumë se një vit.

Melihate Tërmkolli

termkolli

  

Dorëheqja e Blerim Shalës, si duket i parapriu dorëheqjes së ish-deputetes së AAK-së Melihate Tërmkolli, shkruan GazetaBlic.

Vetëm pak ditë pasi Shala u largua nga Aleanca, në shkurt të vitit 2015, dorëheqje dha edhe Tërmkolli, e cila menjëherë pas kësaj, vendosi t’i kthehej LDK-së, partisë ku edhe kishte nisur rrugëtimin e saj politik.

Naim Maloku

naim-maloku

  

Edhe Naim Maloku, pjesëtar  i AAK-së një kohë, para rreth 5 vitesh, i kishte ndarë përfundimisht rrugët me partinë e Ramush Haradinajt. Maloku pati dhënë dorëheqje të parevokushme nga ish-partia e tij.

Ernest Luma

ernest-luma-jep-dor-euml-heqje-nga-t-euml-gjitha-pozitat-n-euml-aak_hd

  

Gjatë vitit 2015, pos Blerim Shalës e Melihate Tërmkollit, nga AAK-ja qe larguar edhe ish-anëtari i kësaj partie, Ernest Luma, raporton GazetaBlic.

Mirëpo, largimi i tij dallon me çështjen e dy të parëve. Kjo pati ndodhur, pasi Luma pati fyer një pjesë të myslimanëve, të cilët kishin vendosur të shkonin ta kryenin një rit fetar-të shkonin në haxh.

Ai duke i “uruar” apo “mallkuar” personat që ia kishin mësyrë haxhit, iu kishte thënë “shkofshi e mos u kthefshi”. Kishin mjaftuar vetëm këto pak fjalë dhe debatet për të kishin marrë dhenë. Kështu që, edhe vetë partia e tij, AAK-ja në atë kohë, ishte detyruar të reagojë dhe ta largojë në mënyrë definitive Ernest Lumën.

Donika Kadaj-Bujupi

donika_kada

  

Largimet e dorëheqjet nga AAK-ja si duket u “kurorëzuan” me dorëheqjen e ish-deputetes më të zëshme të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi.

Para dy dite, Kadaj-Bujupi kishte marrë një vendim që nuk ishte pritur, jo vetëm nga qytetarët, por as edhe nga vetë bashkëpunëtorët e saj të afërt.

Ajo deklaroi se dha dorëheqje, për arsye të disa vendimeve të njëanshme, siç ajo i quajti, të cilat sipas saj nuk po lejojnë të krijohen opsione për ndryshim.

“Luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër”, deklaroi më 24 mars ajo, ditën kur edhe dha dorëheqje të parevokueshme.

Pak pas këtij vendimi, reagoi edhe AAK-ja dhe vetë kryetari i kësaj partie, i cili tha se dorëheqja e Kadaj-Bujupit kishte ardhur në mënyrë krejt të befasishme. /GazetaBlic/