Lajmet

Analistët: Jemi në një situatë të rrezikshme, mosuniteti i opozitës po thellohet (Foto)

25.03.2016 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët: Jemi në një situatë të rrezikshme, mosuniteti i opozitës po thellohet (Foto)

Analistët politikë, kanë vlerësuar se lidhja mes partive opozitare po shkon duke u zbehur.

Sipas tyre, këto parti mund të kenë interesa krejt të ndryshme dhe  anulimi i protestës së nesërme, mund të ketë ardhur si pasojë e dështimit të protestave të mëparshme. Tutje, gjendjen në të cilën ndodhet Republika e Kosovës, ata e kanë cilësuar si të rrezikshme dhe të jashtëzakonshme.

Njohësi i çështjeve politike Donik Sallova, ka thënë për Gazetën Blic, se ekzistojnë disa faktorë pse partitë opozitare mund të kenë dështuar në protestat e mëparshme.

“Me shumë gjasë opozita ka dështuar në organizimin e protestës në nivel të dy protestave paraprake. Kjo gjë mund të ketë ardhur si pasojë e disa faktorëve. Faktori kryesor ndoshta është “lëvizja” që pritet të ndodhë brenda koalicionit qeveritar”, ka deklaruar ai.

Donik-Sallova

Sipas tij, lidhja mes partive opozitare po vjen duke zbehur, që prej momentit kur dy partitë opozitarë (AAK dhe NISMA) e braktisën kuvendin. Sallova tutje gjatë bisedës, ka thënë se tanimë ka nisur një “luftë për ndikim” midis opozitës.

“Mund të themi që mosuniteti i opozitës po thellohet, duke u nisur nga fakti që aktit të braktisjes së Kuvendit nga AAK dhe Nisma, nuk iu bashkangjit VV-ja. Pra, tani mund të themi ka filluar lufta për influencë brenda opoziteës. Njëra anë do ketë prirje për bashkëpunim me pushtetin (AAK dhe NISMA) dhe tjetra do të vazhdojë me refuzim (VV)”, ka shtuar tutje Sallova.

Dalja nga kriza do të ndërlidhet me zgjedhjen e Kadri Veselit

haki-abazi-jo-rektori-por-shik-u-jasht-euml-up-s-euml_hd-780x439

Ndërsa, analisti politik Haki Abazi, ka thënë për Gazetën Blic, se nuk është e logjikshme të ndalemi vetëm te partitë opozitare, kur siç është shprehur ai, dështimet e qeverisë janë të vazhdueshme.

“Me situatën e krijuar nuk është lehtë të krijohet koncensus, është vështirë të kërkohet një gjë e tillë. Është presion i palogjikshëm të fokusohemi tek opozita, përderisa ka dështime të njëpasnjëshme të koalicionit qeverisës”, ka deklaruar Abazi.

Përkundër kësaj, ai ka vlerësuar se synimet e partive opozitare mund të mos jenë të njëjta.

“Interesat dhe prioritet e partive opozitare mund të jenë të ndryshme dhe ato po përballen me presione të fuqishme nga të gjitha anët, përfshirë edhe faktorë ndërkombëtarë, që për qëllim kane stabilitetin dhe jo zhvillimin progresiv të vendit”, ka shtuar tutje Haki Abazi.

Nga ana tjetër, analisti Donik Sallova, ka thënë se mundësia për të dalë nga kriza e tanishme, lidhet edhe me zgjedhjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli, në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dalja nga kriza do të lidhet shumë me zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar të PDK-se dhe rolit që PDK-ja do ta marrë për t’i tejkaluar pengesat në raport me opozitën, veçanerisht AAK-në dhe NISMA-n”, ka vlerësuar ai.

E krejt në fund, analisti politik Haki Abazi, e ka cilësuar si të rrezikshme situatën në të cilën ndodhet Kosova momentalisht. E për këtë, ai ka fajësuar koalicionin qeverisës dhe “lidershipin”.

“Kjo është situatë shumë e rrezikshme dhe e jashtëzakonshme dhe me pasoja shumë të mëdha për vendin. Koalicioni dhe lidershipi mban përgjegjësinë e madhe nëse është duke vazhduar me dhunimin e kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Opozita kishte paralajmëruar që protesta e radhës të mbahej ditën e nesërme (më 26 mars), mirëpo gjatë ditës së sotme, pas një takimi që patën të tre liderët opozitarë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, protesta në fjalë u anulua.

Gjatë kësaj dite po ashtu, pati edhe kundërshtime mes partive opozitare. Vetëvendosje njoftoi mediat se konferenca e opozitës, e cila pritej të mbahej sot në orën 14:00, ishte anuluar, ndërsa AAK-ja për Gazetën Blic, e pohoi të kundërtën, duke thënë se konferenca do të mbahej. /GazetaBlic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje