Lajmet

Të rinjtë e Beogradit, aksion kundër krimeve serbe në Kosovë

25.03.2016 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Me sloganin “Shumë të rinj për të kujtuar, vendosën për të mos harruar”, të rinjtë e Beogradit do të nderojnë viktimat e luftës në Kosovë, të shkaktuara nga krimet e ushtrisë dhe policisë serbe.

Të rinjtë e Beogradit nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Nisma Ime, do të marshojnë për gati 20 kilometra, për të nderuar viktimat civile të shkaktuara nga aksionet e ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Kosovë.

Këta të rinj do të ngrisin zërin për t’i thënë “Jo në emrin tonë!”. Lexojeni të plotë njoftimin e të rinjve nga Beogradi:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Nisma Ime, të shtunën më 26 Mars në ora 12:00, do të organizojnë një ecje 20 kilometra të gjatë, nga sheshi i Republikës deri në Batajnicë, ku ndodhen poligonat e ushtrisë speciale anti- terroriste. Në vitin 2001, aty është zbuluar varreza masive ku janë gjetur 700 trupa të shqiptarëve nga Kosova, në mesin e tyre janë gjetur edhe viktimat e krimeve në Suharekë.

Masakra në Suharekë është një ndër krimet më të rënda që ka ndodhur në fillimet e intervenimeve të NATO-s. Dy ditë pas fillimit të intervenimit, më 26 Mars në vitin 1999, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë vendosur që t’i fusin fëmijët, gratë, dhe burrat mbrenda në një lokal te picerisë “Kalabrija” ku edhe kanë hedhur dy bomba të dorës, pastaj kanë gjuajtur me armë automatike drejt atyre, që i kanë mbijetur shpërthimit të bombave. Numri total i njerëzve që kanë humbur jetën është 48 persona, prej tyre 46 persona kanë qenë pjesë e familjes Berisha. Për këtë krim, Departamenti për Krime të Luftës në gjyq të lartë në Beograd ka dënuar katër pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shumë vjet dënimi në burg.

Ecja do të organizohet për të rikujtuar rolin e organeve shtetërore në krimet sistematike, të cilat janë kryer në Kosovë si protestë kundër politikave shtetërore, të cilat sot rehabilitojnë kriminelët e luftës. Mesazhin që duam ta përcjellim me anë të këtij tubimi publik është se nuk pranojmë që kriminelët e luftës dhe mizoritë, sikur masakra ne Suharekë, të thuhen se janë bërë në emrin tonë. Që Ministri i Drejtësisë Selakoviq mos të flasë në emrin tonë kur thotë që krimineli i luftës Lazareviq duhet të jetë “shembull për të rinjtë”, që Ministri i Mbrojtjës Gashiq mos të flasë në emrin tonë kur thotë që krimineli i luftës Lazareviq “ka mbrojtur fuqishëm flamurin e Serbisë”, kur Ministri i Punës dhe i Veteranëve Vulin mos të flasë në emrin tonë kur thotë që krimineli i luftës, i cili është i dënuar Lazareviq është “krenaria e shtetit të Serbisë”.

Me këtë ecje, dërgojmë mesazhin që kriminelët e luftës si Vladimir Lazareviq dhe Nikola Shainoviq, të cilët kanë gjetur sigurim dhe përkrahje nga ana e koalicionit qeveritar menjëherë pasi që kanë përfunduar dënimin e tyre për rolin, të cilin e kanë pasur gjatë krimeve të luftës, që flamuri i Serbisë në fakt është i zhytur në baltë dhe që ata janë turpi më i madhë i Serbisë. Duke shpall kriminelët në hero, qeveria aktuale e Serbisë na kthen në një periudhë të errët, në të cilën gjenerata e të rinjve të Serbisë do të ballafaqohen me pasojat, kështu, këta të rinj do të duhen të luftojnë tërë kohën për të pasur një jetë normale.

Ejani të shtunën, më 26 mars në ora 12:00 te sheshi i Republikës për të vazhduar deri në Batajnicë, që të nderojmë më shumë se 8 mijë viktima civile të shkaktuara nga aksionet e ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Kosovë dhe së bashku të themi “Jo në emrin tonë!”, thuhet në njoftim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje