Edhe Kosova rrit masat kundër terrorizmit

E publikuar: 25/03/2016 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmet terroriste në Bruksel kanë shtuar drojën në Kosovë.

Autoritetet kanë rritur këtë javë shkallën e sigurisë në gjithë vendin, por ekspertët kanë alarmuar për mungesë kapacitetesh, qoftë për parandalim të akteve terroriste, qoftë për menaxhim të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Janë 31 njerëz që kanë vdekur dhe 271 të tjerë që janë plagosur nga sulmet e së martës në kryeqytetin e Belgjikës. Sulme me pasoja akoma më të mëdha kanë ndodhur së fundmi në disa qytete të Turqisë.

Të tilla i ka përjetuar edhe Franca muaj më parë.

Policia dhe institucionet e tjera të sigurisë bëjnë vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e kërcënimit nga çfarëdo aktiviteti kriminal, duke përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi.