Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së Johan Druyff, pas vdekjes së tij këtë të enjte.
“Lajmi për vdekjen e legjendës së futbollit holandez e botëror, z. Johan Cruyff, na ka tronditur dhe pikëlluar edhe neve këtu në Kosovë, ndaj më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta”.
“Z.Cruyff ishte një njeri i madh dhe i dashur, ishte një futbollist i mrekullueshëm dhe trajner i shkëlqyer që la gjurmë të pashlyeshme në komunitetin e futbollit në mbarë rruzullin tokësor, duke u shndërruar në një legjendë dhe udhërrëfyes për shumë breza”, ka thënë Vokrri në një komunikatë, transmeton Klan Kosova.
Më tej ai ka thënë se vepra e tij dhe kujtimi për z. Cruyff do të jetë e përjetshme.