Komisioni i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë sipas sekretarit të AAK-së, Blerim Kuçi është në rrugë të mirë edhe pse ai vazhdon të insistojë se ky komision duhej të përbëhej edhe me ekspertë vendorë.
“Ky komision duhet të takojë të gjithë ekspertët. T’i takojë të gjithë qytetarët e asaj pjese dhe t’i njohë mirë ato tema”, ka thënë Kuçi në “Rubikon” të KTV-së, duke shtuar se AAK-ja do të takohet atëherë kur ata kanë informata se është takuar dhe konsultuar më të gjithë njerëzit relevantm transmeton Koha.net.
Ndërsa, sipas Florim Isufit komisioni duhet të kishte përbërje tjetër, që u referohet ekspertëve në fushën e caktuar, një gjeodet, hartograf dhe një ekspert në historinë hartografike.