Lajmet

Krasniqi: Vuçiq kërcënoi pas dënimit të Karaxhiqit për gjenocid

24.03.2016 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Krasniqi: Vuçiq kërcënoi pas dënimit të Karaxhiqit për gjenocid

Në vend që “demokratet” e rinj serb ta shfrytëzonin dënimin për gjenocid të Karaxhiqit për t’u penduar për gjenocidin e programuar të politikës serbe ndaj jo serbëve në hapësirat e ish Jugosllavisë, për t’u penduar ai gjykim për të kërkuar falje boshnjakëve, kroatëve e shqiptare, Vuiçqi kërcënon këdo që guxon t’ju thotë krimineleve si Karaxhiqi, se i kanë “sytë e zi”.

Kështu është shprehur ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një artikull atij dërguar mediave.

“Vuçiq-i kërcënoi kur tha: “S`lejojmë që gjykimi i Karaxhiqit të përdoret për sulme ndaj Republika Srpskës.” Sigurisht që Vuçiqi edhe s’mund të thoshte ndryshe, pasi ai aso kohe ishte, mbronte dhe ekzekutonte të njëjtën politikë të programuar të gjenocidit serb, për çka u dënua Karaxhiqi”, ka shkruar Krasniqi.

“Konsideroj që kërcënimin e Vuciqit duhet ta marrin seriozisht ata që po i besojnë reformimit të tij, se ai do ta shkëpus Serbinë nga kthetrat e fashizmit serb, e ta fus atë në rrugën e demokracisë e të integrimeve euroatlantike. E pranoj që ne shqiptarët jemi të vegjël t’i mësojmë të tjerët. Po të flasim me ketë gjuhë as Skënderbeu nuk do të behej hero i Evropës apo Nënë Tereza, nuk do të bëhej Nënë e varfanjakëve të Botës. As Rilindësit nuk do ta shkëpusnin kombin nga lindja despotike. Ata u bënë të tillë, se ecën rrugës së bindjeve të tyre. Edhe Adem Jashari, Komandanti Legjendar, nuk do të bëhej simbol i çlirimit, i masivizimit e i çlirimit, sikur mos t’i besonte, bindjes dhe idealit të tij çlirimtar”, ka thënë më tej Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se i po i sjell këta shembuj, “për t’ju treguar Kryeministrave tanë, që në Bruksel biseduan me Daiçqin e Vuiçqin, se inferioriteti e gjunjëzimi para nxënësve të Millosheviqit e të Sheshelit, nuk i bënë të denjë as për miqtë e as për popullin që i përkasin”.

“Këta tanët duhet ta kuptojnë, se në Bruksel kanë bërë marrëveshje të dëmshme për shtetin e kombin dhe duhet të dorëhiqen për t’i dhënë vendit zgjidhje. Ketë zgjidhje ata duhet t’ua ofrojnë qytetarëve të Republikës!”, ka thënë Krasniqi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje