Lajmet

Therje me thikë pas lojës në “Counter Strike”

24.03.2016 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Therje me thikë pas lojës në “Counter Strike”

Policia e Prizrenit me anë të një komunikate bën të ditur se sot pas mensatës në një lokal në fshatin Lubizhdë, ka plasur sherri në mes të tre të rinjve të cilët janë hasmëruar në mes vete gjatë lojës kompjuterike “Counter Strike”.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime thuhet se i dyshuari A. H. dhe viktimat kishin luajtur lojëra kompjuterike nga dy lokale të ndryshme. I dyshuari kishte humbur lojën dhe nga zemërimi ishin sharë me dy viktimat e më pas ishte kthyer në lokalin tjetër dhe e ka sulmuar E. F. me shuplaka e grushte.

“Duke e parë situatën ndërhyn për t’i ndarë H. A. I cili sulmohet nga i dyshuari me mjet të mprehtë (thikë) së paku katër herë në pjesë të abdomenit qafës dhe kraharor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore për të cilat është kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal”, thuhet në komunikatë.

Pas pranimit në spital, për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima i është nënshtruar një operacioni urgjent. Po ashtu plagë në krah nga thika ka pësuar edhe viktima tjetër që pas trajtimit lëshohet për kurim shtëpiak. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin i cili po mbahet nën masën e arrestit policor. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për trajtim të mëtejmë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje