Një vit më parë, Kadri Veseli në emisionin Info Magazine dhe Ramush Haradinaj në Zona B rrëfyen përjetimet e tyre për 24 marsin e vitit 1999, kur edhe nisën bombardimet e NATO-s.
Ish shefi i SHIK-ut, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, natën e 24 marsit e kujton si një natë shumë të veçantë. Ai ka shpjeguar momentet e bombardimeve të NATO-s.
“Kemi qenë në selinë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në Lladrovc, në momentin kur kanë filluar bombardimet. Kjo nuk na erdhi befasi sepse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka ditur se do të ketë bombardime po atë natë. Momenti i asaj mbrëmje ka qenë i veçantë”, ka thënë Veseli.

















