Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në manifestimin për Epopenë e Dukagjinit, ka folur edhe një herë tjetër për rrezikun që i kanoset Kosovës nga dy marrëveshjet e dëmshme, mbi të cilat opozita ka ndërtuar kauzë.
Haradinaj ka thënë se të gjitha ata që i kundërshtojnë duhet ta kuptojnë se Kosova nuk ka zënë miq duke i afruar armiqtë, por duke i përzënë ata, njofton Klan Kosova.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë se miqtë që i kemi, i kemi zënë duke i përzënë armiqtë, jo duke i afruar ata”.
“Në këtë mënyrë kemi bërë miq”.
















