Erdhi apo nuk erdhi opozita, kontrollet në Kuvendin e Kosovës të filluara pas hedhjes së gazit lotsjellës nëpër seanca, nuk janë duke u ndalur.
Edhe sot kur pritet të fillojë seanca e Kuvendit, deputetët e koalicionit qeveritar janë duke u kontrolluar të gjithë.
Ata kanë filluar të hyjnë në sallë, ndërsa, nuk po shihet të vijë asnjëri prej deputetëve të opozitës.
AAK tashmë dihet se ka bojkotuar punën e Kuvendit, ndërsa edhe Lëvizja Vetëvendosje për sot ka thënë se nuk do të jetë e pranishme në sallë.
Për dallim nga këto dy parti, nuk kemi parë ndonjë deklarim të Nismës për Kosovën. Megjithatë as deputetë të kësaj partie nuk po shihen sot në Kuvendin e Kosovës.



















