Lajmet

Prokuroria: Vonesa e operacionit çoi në vdekjen e Arbenita Spahiut

24.03.2016 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Të mërkurën edhe doktoresha Vjollca Kosumi, mjeke në Gjinekologjinë e Gjilanit, është arrestuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të mësueses, Arbenita Spahiu.

Pos saj, janë arrestuar edhe mjeket Maxhide Shaqiri dhe Hamide Zeqiri. Bashkëshorti i të ndjerës thotë se nga fillimi ka dyshuar për neglizhencë mjekësore

Një emër të shkurtër e që nuk preferon të publikohet, i ka vendosur Anton Spahiu foshnjës që i solli në jetë bashkëshortja e tij, mësuesja 27-vjeçe Arbenita Spahiu, që vdiq vetëm dy orë pas lindjes së bebes më 3 mars të këtij viti.

Arrestimi i tri mjekeve të Spitalit të Gjilanit, ka forcuar bindjet e bashkëshortit Spahiu, se një nga shkaqet që çoi në vdekjen e bashkëshortes së tij në moshë të re, ishte edhe neglizhenca mjekësore.

Ekskluzivisht për “Zërin”, Spahiu ka treguar se pak orë para lindjes është dëgjuar për herë të fundit në telefon me bashkëshorten e tij të ndjerë.

“Herën e fundit kur u dëgjova me të, më përmendi punën e emrit për djalin. I thashë do të shohim…”, rrëfen ai i mërzitur.

Spahiu ka treguar se tashmë djalin e ka marrë në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Motra e Arbenitës ka qenë vazhdimisht në spital. Në orën 8 e 30 unë isha në punë dhe ajo më mori në telefon. Më tha që u krye mirë lindja dhe mirë ishin edhe gruaja edhe djali”, rrëfen ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve