Italiani 55 vjeçar përdhunonte të miturën shqiptare

E publikuar: 23/03/2016 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 55-vjeçar italian rrezikon disa vite burg pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni me të mitur. Preh e abuzimit të tij ka qenë një vajzë me origjinë shqiptare. Ngjarja daton që prej vitit 2010, kur shqiptarja ishte vetëm 15 vjeç. Asokohe ajo ishte në klasë me djalin e personit të akuzuar për përdhunim.

Ai e ka ftuar në shtëpi duke i thënë “eja të të ndihmoj me detyrat”.

Në këmbim të heshtjes, burri nisi t’i jepte dhurata vajzës. Ata u takuan dhe herë të tjera sikur të kishin një raport konsensual mes tyre. Por pas një farë kohe ajo e denoncoi 55-vjeçarin, i cili po hetohet në gjendje të lirë dhe rrezikon disa vite burg. Identiteti i vajzës shqiptare nuk bëhet me dije./LAPSI.AL/