Lajmet

Gecaj e quan orkestrim djallëzor rastin për vëllaun e kryeministrit Mustafa

23.03.2016 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gecaj e quan orkestrim djallëzor rastin për vëllaun e kryeministrit Mustafa

Zëvëndësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar për raportimin në media të gjendjes së vëllaut të kryeministrit, Isa Mustafa.

Gecaj e ka quajtur këtë rast si një orkestrim djallëzor të disa mediave, ndërsa mediat që raportuan lajmin i quan trilluese.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të një sulmi të orkestruar të disa medieve, të cilat, duke e shfrytëzuar një fatkeqësi familjare të Kryeministrit Mustafa, konkretisht sëmundjes së rëndë të vëllait të tij, janë munduar me çdo kusht që duke servuar gjysmë të vërteta, duke ofruar gjysmë trillime, e mbi të gjitha duke shpërndarë keqinterpretime, ta paraqesin Kryeministrin si është më së keqi, në raport me vëllain e tij, me familjarët e tij, me punën qeverisëse dhe me imazhin e Kosovës.
Të papërmbajtur në qëllimet e tyre për ta diskriminuar Kryeministrin ata nuk kanë zgjedhur trillime e keqinterpretime, pavarësisht se krejt këto kanë dëmtuar edhe imazhin e Kosovës, gjë që ja kanë arritur trishtueshëm keq, dhe pavarësisht se krejt kjo ka kërkuar zhveshje nga çdo moral dhe etikë njerëzore, gjë për të cilën ata nuk kanë çarë kokën fare.
Ky orkestrim djallëzor ka bërë përpjekje që kjo tragjedi familjare të merr edhe dimensione ndërkombëtare me të vetmin qëllim që dëmi ndaj kryeministrit të jetë sa më i madh. S’ka si të interpretohet ndryshe lajmi me akuzë të pamoralshme në brendësi të tij, i cili trumbeton pandalshëm se “deri sa Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Kosovës, vëllai i Kryeministrit hyn ilegalisht dhe kërkon atje azil”. Të papërmbajturit në këto sulme, ngazëllehen me një interpretim të tillë; por çka që kështu i bëjnë dëm drejtpërsëdrejti Kosovës ndërkombëtarisht, dhe sidomos raportit të saj me Gjermaninë, raport ky i cili fal qeverisjes aktuale, mund të quhet special jo vetëm në sferën ekonomike.
Një tragjedi e tillë familjare, në të gjitha vendet, në të gjitha rrethanat, do të bënte që çdokush të ndjejë keqardhje njerëzore dhe të lutej për shëndet të atij me më pak fat, por si duket jo tek ne. Sidomos jo, nëse qëllon të jesh vëlla i kryeministrit. Prandaj vëllai i Kryeministrit duke hetuar se po keqpërdoret fati i tij jo i mirë, duke parë se po përdoret sëmundja e tij me djallëzi, kundër Kryeministrit dhe punës së tij, kundër Kosovës dhe imazhit të saj, u ngrit për ta thënë një të vërtetë të thjeshtë, “jam shumë i sëmur më leni të qetë”. Por jo që nuk e lan të qetë por e trazuan mu atëherë kur i duhet inkurajimi, jo që nuk e ndihmuan por e sulmuan tinëzisht mu atëherë kur i duhet solidariteti njerëzor.
Pse ndodhi e gjithë kjo, kujt i solli dobi, kush përfitoj nga e gjithë kjo? Gjithsesi jo Kryeministri Mustafa, jo Kosova as imazhi i saj, jo qytetarët as e ardhmja e tyre evropiane” shkruan Gecaj në një reagim në profilin e tij në Facebook.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit