Sport

Berlusconi do Sabatinin, “dridhet” Galliani

22.03.2016 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Pasi ka kritikuar punën e trajnerit Sinisha Mihajloviç në përfundim të takimit kundër Lacios, numri një i kuqezinjve ka zgjedhur t’ia besojë ekipin e ardhshëm 60- vjeçarit Valter Sabatini, drejtori sportiv i Romës, i cili do të largohet në fund të sezonit nga verdhekuqtë.

Ky është njeriu që Berluskoni beson se do të rimëkëmbë Milanin e tij pas lëvizjeve zhgënjyese të bëra në pesë vitet e fundit në merkato. Që kur kuqezinjtë larguan Pirlon, kanë përfunduar në një kaos nga i cili nuk kanë arritur të dalin akoma.

Megjithatë, “Kavaleri” nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë Sabatinin, pasi për të interesohet edhe Xhoi Saputo, pronari multimilioner i Bolonjës. Nëse “Djalli” do të arrijë ta bindë drejtuesin verdhekuq, njeriu më i lumtur për këtë zgjidhje do të ishte vajza e tij, Barbara Berluskoni, e cila nuk ka një marrëdhënie të mirë me administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani.

Në fakt, prania e Sabatinit do të kërcënonte pushtetin e drejtuesit kuqezi, i cili, në tridhjetë vitet e presidencës Berluskoni, ka vendosur për çdo lëvizje që është bërë në merkato. Sipas të përditshmes italiane “Il Corriere dello Sport”, Silvio flitet se ka kontaktuar vetëm disa ditë më parë drejtuesin italian, duke i propozuar një rol të rëndësishëm brenda klubit.

Për momentin akoma nuk dihet se si e ka pritur Galiani dëshirën e Berluskonit për të bashkëpunuar me Sabatinin. Administratori historik i Milanit po kalon periudhën më të vështirë qysh kur i është bashkuar 7 herë kampionëve të Europës, teksa kujtojmë se prej dy vitesh tifozët e Milanit kërkojnë “kokën e tij”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro