Lajmet

Balla në PE kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

21.03.2016 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Taulant Balla ka folur në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentin Evropian gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të PE-së, ku tha se është shumë e rëndësishme që BE të jap dritën e gjelbër për liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Në emër të Asamblesë Parlamentare të SEECP jemi këtu sot për t’i kërkuar Parlamentit Evropian t’i propozojë Komisionit dhe Këshillit heqjen e regjimit te vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova i ka përmbushur tashmë kriteret kryesore, ndërsa numri i azil-kërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit. Është e papranueshme që Kosova të vazhdojë të jetë një gardh i rrethuar me gjemba ne mes te Evropës”, ka thënë Balla.

Më pas Komisioni i Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian diskutoi draftin përfundimtar të Rezolutës për Shqipërinë, në të cilën mesazhi kryesor është miratimi sa me shpejt i pakos së Reformës në Drejtësi.

“Në paragrafin 5, të dakordësuar ndërmjet dy grupeve me të mëdha PPE dhe S&D, përkatësisht ndërmjet eurodeputeteve Kukan dhe Fleckenstein, i kërkohet Komisionit Evropian që me miratimin dhe fillimin e implementimit të Reformës në Drejtësi të konsiderojë propozimin e hapjes se negociatave për anëtarësim. Nesër, projekt-rezoluta do të votohet në seancën plenare të Komisionit të Politikës së Jashtme të PE”, ka thënë Balla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”