Lajmet

Visar Ymeri do të sillet forcërisht në Gjykatë, seanca shtyhet për në prill

21.03.2016 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Visar Ymeri do të sillet forcërisht në Gjykatë, seanca shtyhet për në prill

Në Gjykatën Themelore nuk është mbajtur seanca e caktuar për sot orën 14:00, në të cilën është dashur të zhvillohej gjykimi për grushtimin e deputetëve para Kuvendit të Kosovës në vitin 2012.

Në këtë grushtim, sipas aktakuzës kishin marrë pjesë lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi, ish-deputeti, Florin Krasniqi dhe shoferi, Besart Bujupi, të cilët, thuhet në aktakuzë e kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, të njohur si Kamishi,

Për të marrë pjesë në seancë kishin shkuar deputetët Rexhep Selimi nga VV dhe Bekim Haxhiu – kamishi nga PDK, raportojnë gazetaret e Kohës.

Lideri i VV-së Visar Ymeri, i akuzuar për këtë rast, nuk ka ardhur në seancë dhe kjo është arsye ja pse është shtyrë gjykimi.

Gjyqtari Vesel Ismajli ka thënë se s’ka arsye ligjore që të mbahet seanca për shkak të mungesës së liderit të VV-së edhe pse s’ka qenë i njoftuar edhe me shkrim dhe mungesën nuk e ka arsyetuar.

“Neve na duhet të lëshojmë urdhër për ta sjell Visarin me detyrim. Nuk e kuptoj pse po e sjellin veten në këtë situatë me i sjell këtu me detyrim kur kanë qenë të njoftuar për seancën”, ka thënë gjyqtari Ismajli.

Kështu që seanca shtyhet për në muajin prill kur Visarin duhet të sillet me detyrim në Gjykatë” ka thënë ndër të tjera gjykatësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës