Kryesore

Si bëri vetëvrasje 17-vjeçari pas torturave çnjerëzore nga UDB-ja?

20.03.2016 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Enver Ramadani, nga Stublina e Gjilanit, tani do t`i kishte 43 vjet, po të ishte ende në jetë. Me siguri do të kishte edhe familjen e tij, si shumë bashkëmoshatarë të tij. Por, tani ai është vetëm një emër kujtimi mbi një gur varri dhe në zemrat e familjarëve të tij, që nuk e harrojnë asnjëherë.

Dhembja rikthehet edhe më e fortë, në çdo mars që vjen, sepse ky është muaji kur ai u detyrua ta ndërpres jetën në moshën 17-vjeçare, në vitin 1990.

Vdekja e tij ishte konstruktuar nga UDB-ja serbe, e cila e kishte trajtuar aq keq një të mitur, sa ai nuk arriti ta bindë më veten për të vazhduar jetën. Faji i tij ishte se kishte marrë pjesë në protestat e rinisë shkollore, duke ngritur dy gishtërinj përpara policisë serbe, e cila me automatikë e tanke ishte vërsulur mbi rininë shqiptare, në të gjitha anët, për të shuar vullnetin e tyre për liri. Për këtë arsye, atij iu mohua e drejta e jetës, nga një pushtet që shqiptarët i shihte armiq të tij të përjetshëm, pavarësisht moshës që kishin.

Enveri u bashkua me rininë shkollore, përkrah Reshat Ymerit, i cili u vra afër tij, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. Enveri bie në sytë e policisë, të cilët më vonë e arrestojnë para shtëpisë, në prani të motrës. Në stacionin policor, u nënshtrohet “formaliteteve” më barbare të përvuajtjeve.

Ndaj tij është përdorë prej elektroshokut e deri te metodat më çnjerëzore për dëmtimin e organeve gjenitale – kastrim, për t`i thënë se “nuk do të lindësh më fëmijë shqiptar”. Kur e kishin dërguar në gjykatë, policia i kishin thënë se do ta merrnin prapë. Me të kthyer në shtëpi, pasi një gjykatës shqiptar kishte marrë guximin ta lironte, ai ishte mbyllur në dhomë dhe nuk komunikonte me askënd. Shokëve u kishte treguar për atë që kishte përjetuar në polici.

Në atë gjendje që ishte, e kishte të vështirë t`i kthehej jetës normale. Jeta e tij ishte vrarë tashmë në zyrat e UDB-së në Gjilan.

Asokohe kishte ende punëtorë shqiptarë në polici, por ata nuk pyeteshin më për asgjë dhe as nuk përfshiheshin në procedurat e marrjes në pyetje të demonstruesve. Serbët, gjithçka kishin marrë në duar e tyre.

Punëtorët shqiptarë të sigurimit janë dëshmitarë të asaj që kanë mundur të shohin, ose dëgjojnë nga dhomat e sigurimit serb. Tregojnë se Enveri ishte torturuar tmerrësisht nga inspektorët serbë, të cilët ishin treguar tepër sadistë ndaj një fëmije që sapo kishte mbushur 17-vjeç. Enveri nuk kishte çfarë të bënte tjetër për të kundërshtuar këtë dhunë.

Në shenjë revolte ndaj gjithë asaj egërsie që kishte përjetuar në lokalet e UDB-së, kishte vendosur të flijojë jetën e tij. Ai ishte torturuar në mënyrë shtazarake, shkruan Kosova Sot.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”