Kryesore

PDK thikë pas shpine LDK-së, i bën ofertë opozitës, e zyrtarët e LDK-së nuk dinë asgjë!

20.03.2016 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

PDK ka paralajmëruar një marrëveshje të re me Opozitën për të dalë nga kriza politike. Ka thënë se oferte e tyre do të jetë serioze. Me këtë ofertë nuk është e njoftuar as udhëheqësja e Qeverisë, LDK’ja. Zyrtarët e Partisë së Isa Mustafës thonë se s’kanë diskutuar me PDK’në për ndonjë marrëveshje me Opozitën. Në këtë situatë, Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka thënë se do t’i shpallë zgjedhjet e reja nëse partitë merren vesh.

Ramush Haradinaj, Visar Ymeri e Fatmir Limaj shumë shpejt mund ta kenë para vetës propozimin e PDK’së për tejkalimin e krizës politike. Këtë paralajmërim e ka dhënë u.d i Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Këtë paralajmërim Veseli e ka dhënë të premten e kaluar, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kur ishte caktuar seanca e re.

“Shumë shpejt do të ketë një ftesë të veçantë për opozitën, e cila është shumë serioze”, kishte paralajmëruar udhëheqësi aktual i PDK’së.

Veseli s’kishte treguar detaje të propozimit të PDK’së për daljen nga kriza por s’e kishte mohuar edhe mundësinë e dakordimit për një datë të re të zgjedhjeve nacionale. Por, gjithçka kishte thënë se do të bëhet me marrëveshje.

Opozita ende s’është njoftuar me këtë plan të PDK’së. Tre liderët opozitarë kanë mbajtur tubimin e fundit të shtunën ku kanë paralajmëruar protestën e madhe për 27 mars.

Por, për planin e PDK’së s’ka njohuri as Partia e Isa Mustafës, e cila udhëheqë me Qeverinë e Kosovës.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, ka thënë se s’kanë diskutuar për asnjë zgjidhje të re me PDK’së. Ka thënë se Qeveria dhe LDK është në pozicionet që kanë qenë më herët.

“Ne nuk kemi diskututuar për këtë çështje me partnerin e koalicionit”, ka deklaruar Rugova, të dielën.

“Ne jemi në pozicione të njëjta. Vazhdon marrëveshja e koalicionit ndërsa ndonjë ofertë për opozitën s’është diskutuar në LDK”, ka shtuar ai.

Opozita ka refuzuar çfarëdo dialogu me Qeverinë e udhëhequr nga LDK në koalicion me PDK’në dhe minoritetet.

Ndërkohë, Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka thënë se është i gatshëm t’i shpallë edhe zgjedhjet e reja nëse partitë pajtohen për një datë të re të zgjedhjeve.

“Si President unë do t’i ftoj pozitën dhe opozitën të dialogojnë dhe sa për zgjedhje kjo i takon partive politike të cilat nëse merren vesh për këtë çështje unë jam gati t’i shpalli ato në bazë të përgjegjësive që më takojnë”, kishte thënë Thaçi, në një intervistë në RTV21.

As për këtë pikë s’kanë njohuri në LDK’në.

“Nuk kemi biseduar dhe askush nga LDK s’e ka nxjerrë në rend dite një diskutim të tillë”, thotë njeriu i dytë në LDK.

Ndërkohë, për mundësinë e zgjedhjeve të reja kishte folur edhe Nënkryetari tjetër i LDK’së, Lutfi Haziri. Kishte thënë se në zgjedhje të reja shkohet vetëm nëse për këtë vendos LDK dhe askush tjetër.

“Këtë vend në zgjedhje e çon veç LDK dhe s’ka asnjë individ e parti politike tjetër. Pa LDK-në, nuk ka as zgjidhje as zgjedhje. Kudo që është LDK, aty ka sukses”, kishte shkruar Haziri, në FB.

Sidoqoftë, Kadri Veseli kishte thënë se beson se Opozita do ta pranojë ftesën e PDK’së për marrëveshje.

“Me marrëveshje janë bë pavarësia dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita do ta pranoj ftesën”, kishte thënë ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”