Capussela: Brishtësia e sundimit të ligjit në favor të elitës politike

E publikuar: 20/03/2016 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sundimi i ligjit në Kosovë vazhdon të jetë i brishtë, sipas njohësit të çështjeve juridike, Andrea Capussela.

Ai në një intervistë për gazetën “Koha Ditore” ka thënë se elita politike dhe ekonomike e Kosovës është plotësisht e ndërgjegjshme se brishtësia e sundimit të ligjit është në favor të tyre.

Thotë se kjo elitë ka pozita dominuese dhe sundimi i brishtë i ligjit vetëm sa fuqizon dominimin e tyre, duke qenë të vetëdijshëm se një sistem i fortë i drejtësisë do të ishte kërcënim për ta.

Kjo, sipas tij, është e dukshme kur analizohen më në thellësi veprimet brenda gjyqësorit e prokurorisë, pasur parasysh edhe seleksionimin e lëndëve duke iu dhënë përparësi atyre që ndërlidhen me interesat politike.

Capussela ka theksuar se ky është shkaku i humbjes së besimit qytetar në sistemin e drejtësisë.