Lajmet

Vazhdojnë akuzat e ofendimet mes AAK’së e LDK’së

19.03.2016 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Partia e Ramush Haradinajt dhe ajo e Isa Mustafës assesi t’i qetësojnë raportet mes vete. Së paku jo në komunikata e herë-herë edhe në deklarime publike. Ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai që sot e nisi ‘luftën’ me ish-partnerin e tij në koalicionin qeverisës të vitit 2004, LDK-në, që tashmë drejtohet nga kreu i Qeverisë, Isa Mustafa.
Gjatë një tubimi mobilizues të opozitës së bashkuar të mbajtur gjatë ditës së sotme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Haradinaj tha se Thaçi e Mustafa e kanë shndërruar Kosovën në poligon të hajnisë dhe krimit.

Ndaj kësaj deklarate reagoi LDK, e cila tha se “Haradinaj është personi i fundit që mund të shesë moral për hajni e krim”.

Por, nuk shkoi shumë dhe kundërreagimi nga ana e AAK-së, erdhi. AAK tash po kërkon përgjegjësi për hisen që thotë se LDK e ka në rrezikimin e shtetit dhe të territorit të Kosovës.

“LDK, përpara se të shkruaj një paçavure në formë komunikate, me një gjuhë qyqare kundër partive opozitare, me lloj-lloj ofendimesh, herë për “brigadat e kuqe” e herë për “koalicionin e mollotoveve”, duhet të japë përgjegjësi për hisen e saj në rrezikimin e shtetit dhe të territorit të Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Më tej, AAK, në këtë reagim, thotë se pretendimet për pasuri marramendëse të Haradinajt janë krejtësisht trillime dhe se të njëjtave “tashmë ju ka dalë boja dhe ato nuk do të mund t’i mbulojnë veprimet anti Kosovë të atij grupi të vogël udhëheqësish të LDK-së, të cilët qëndrojnë prapa trillimeve, siç është edhe kjo komunikatë e sotme”.

“Haradinaj e ka transparente pasurinë e tij dhe nuk ka kurrfarë afere me privatizimin e kurrfarë toke. Por ai dhe Partia e tij, nuk do të zmbrapsen pa i zbardhur krejt faqet e zeza të kësaj qeverie duke përfshirë edhe banditët e vegjël, që s’kanë lënë gjë pa vjedhur e pushtet pa i shërbyer. Pikërisht ky grup e ka kapur edhe LDK-në e Presidentit Rugova, por shumë shpejt, këta dhe të tjerët do ta marrin përgjigjen e qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve, pa asnjë dyshim, do të jetë edhe elektorati i LDK-së”, thotë AAK.

Në fund, subjekti politik i Haradinajt ka thënë se një gjë është e sigurt: “… sado të shumta të jenë gabimet e Opozitës, ato nuk do të mund t’i mbulojnë faqet e zeza e dosjet e lidershipit të LDK-së e as marrëveshjet e Qeverisë që e kanë nxjerrë vendin në pazar, bash si me ia u pas lanë baba!”.

TEMAT:LDKAAKAKUZA

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës