Skuadra londineze Arsenal ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim tek Everton 0-2.
‘Topçinjtë’, kanë shënuar fitore të rëndësishme, e cila i mbanë ende në garë për titullin e kampionit.
Ka qenë sulmuesi anglez, Dany Welbeck që ka shënuar golin e parë në ndeshje pas një asistimi nga kiliani Alexis Sanchez.
Everton provonte të barazonte rezultatin por mbrojtja e londinezve në këtë takim ishte mjaftë mirë e organizuar.
Kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në pushim, talenti i ri Iwobi pranoi një top të gjatë nga Bellerin dhe doli përballë portierit për të shënuar për 2-0.
Edhe në pjesën e dytë Everton tentoi me anë të Lukakus për të shënuar mirëpo një gjëje të tillë nuk ia doli dhe kështu Arsenal arkëtoi tri pikë tejet të rëndësishme.