Tema1

Çollaku s’ka dilema, pret raport pozitiv për liberalizimin e vizave

19.03.2016 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çollaku s’ka dilema, pret raport pozitiv për liberalizimin e vizave

Kosova brenda vitit 2016 do ta shënojë fundin e izolimit dhe qytetarët e saj do të lëvizin pa viza në Evropë. Kështu ka thënë për gazetën “Zëri”, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, pas diskutimeve që ka pasur me Komisionin Evropian për verifikimin e plotësimit të tetë rekomandimeve të fundit për liberalizimin e vizave në përmbyllje të misionit të tyre dyditorë në Kosovë.

Sipas Çollakut, Kosova tashmë ka adresuar edhe këto tetë rekomandime të fundit dhe nuk pret asgjë më pak se raportin pozitiv nga ky komision.

Ndërkohë, komisionari i Bashkimi Evropian për Migrim, Dimitris Avramopolous, dje nga Tirana ka bërë thirrje që Kosova t’i plotësojë edhe rekomandimet e fundit.

“Ju e dini mirë që Kosova duhet t’i përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë. Për ne situata në Kosovë është e rëndësishme”, citohet të ketë thënë komisionari evropian.

Dje edhe një herë Qeveria e Kosovës ka riproceduar kandidatët për kryetarë dhe anëtarë të rinj të Bordit të OSHP-së, pasi kompletimi i Bordit është nga tetë rekomandimet e BE-së për liberalizimin e vizave. Pikërisht konsolidimi i këtij Bordi ka bërë që njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ta shohin si shqetësim në raportin final të Komisionit Evropian edhe pse besojnë se kësaj radhe raporti do të jetë pozitiv.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin