Princi i Wellsit, Charles, bashkë me dukeshën Cornwall kanë mbërritur në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë ku është takuar me akterët kryesorë të vendit.
Princi në fillim ka takuar, presidenten Jahjaga, kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, presidentin në ardhje, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli zëvendëskryeministri nga radhët e serbëve, Branimir Stojanoviq dhe Bajram Gecajn, zëvendësministër i MAPL-së dhe Petrit Selimin, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.
Princi në fillim ka takuar, presidenten Jahjaga, kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, presidentin në ardhje, Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli zëvendëskryeministri nga radhët e serbëve, Branimir Stojanovic dhe Bajram Gecajn, zëvendësministër i MAPL’së dhe Petrit Selimin, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.
Ai më pas ka takuar edhe opozitarët, liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, kreun e AAK’së Ramush Haradinaj, por edhe Slavko Simicin e Listës Srpska dhe deputeten boshnjake, Duda Balje.