Lajmet

Qeveria: Opozita po shpik “komunën e Prilluzhës”

18.03.2016 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria: Opozita po shpik “komunën e Prilluzhës”

Qeveria e së Kosovës ka reaguar lidhur me protestën e thirrur për sot nga tri partitë opozitare në Vushtrri, duke thënë se “arsyeja e thirrjes së saj është krejtësisht e pavërtetë dhe e shpikur nga këto subjekte”.

“Qeveria e Kosovës njofton opinionin publik se në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas së njëjtës, thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një “komune”, të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare, është konfirmim i plotë i faktit se tri partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend.

Ditë më parë, Nenad Rashiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, subjekt ky që është pjesë e koalicionit qeverisës në vend, ka thënë se është ringjallur ideja e e mëhershme për formimin e një komune që do të përfshinte fshatrat Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë.

Rreth kësaj ideje, sipas Rashiqit, ka pasur bisedime dhe ka pasur një kompromis, por kjo nuk ka qenë kusht për pjesëmarrjen e deputetëve të Listës Serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president i ri i vendit, transmeton rel.

Qeveria e Kosovës ka ftuar partitë opozitare që të heqin dorë nga, siç thuhet, manipulimet dhe kauzat fiktive.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin