Trajneri i Juventusit kishte situata tensioni me sulmuesin kroat Mario Mandzukic para dhe gjatë ndeshjes së Juventus me Bayern Munchen. Sulmuesi kroat kishte kërkuar të aktivizohej në lojë si startues, por Allegri kishte vendosur ta linte në bankë rezervë, pasiqë kishte testuar gjendjen fizike të tij, transmeton Infosot.
Kroati nuk u ndalë me kaq dhe kishte kërkuar të futej në lojë në minutën 50, por prapë Allegri e kishte injoruar, duke shkaktuar nervozizëm.
Kur kroati u fut në lojë në minutë 73, ironikisht Juventus pësoi, duke lënë disi fajtor pikërisht sulmuesin Mandzukic. /Infosot.