Pas fitores 2 me 0 në Londër, Barcelona ka mposhtur Arsenalin edhe në ndeshjen e dytë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Evropës fitoi me rezultat 3 me 1, dhe u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5 me 1.
Neymar realizoi golin e parë në ndeshje pas vetëm 18 minutash lojë.
Në pjesën e dytë Mohamed Elneny barazoi gjithçka në minutën e 51-të dhe ngjalli shpresat e “Topçinjve” për kualifikim tutje, por ato u shuan 14 minuta më vonë. Luis Suarez me një supergol vulosi gjithçka.
Leo Messi në minutën e 88-të realizoi golin përfundimtar të ndeshjes.