Aktori Avni Shkodra ka thënë për rajonipress, se kërkesat e tyre janë të drejta dhe plotësisht të arsyeshme. Këto kërkesa, aktorët i kanë përpiluar në një mbledhje të mbajtur ditë më parë.
“Duke u bazuar në sukseset kulmore dhe arritjet artistike mbarëkombëtare të teatrit tonë, duke u bazuar në gjendjen në të cilën ndodhet tetarit i qytetit, sidomos muajve te fundit, duke u bazuar në takimet e sindikatës me zyrtarët e kulturës, duke u bazuar në takimin që kemi pasur me Arbër Ismajlin dhe pas shumë përpjekjeve që të jemi në takim me ju, trupa artistike kanë marrë vendim në mbledhjen e mbajtur më 10.03.2016 për kërkesën për kontratat për periudhën janar – dhjetor 2016”, thuhet në këtë kërkesë.
Kjo trupë përbëhet nga Muharrem Sylejmani, Mejreme Berisha, Naser Zymberi, Ramadan Kurti, Rexhep Maloki, Alban Shahiqi, Artan Selimi, Gyner Halili, Gëzim Bucolli, Kenan Gurgurovci, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Safet Mustafa, Njomza Kalaveshi e Avni Shkodra.
Ky i fundit e ka pas edhe një thirrje për Hazirin: Lutë, mos prit lut/rajonipress/















