Arrestohet Xhelal Sveçla

E publikuar: 16/03/2016 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla. Në njoftimin e VV’së thuhet se përgjegjës kryesor për arrestimin është Isa Mustafa.

Ly është reagimi i plotë i VV’së

Kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi. Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet. Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëheqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese.