Lajmet

Kuvendi nuk e miraton njërin nga kriteret për liberalizim të vizave

15.03.2016 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kuvendi nuk e miraton njërin nga kriteret për liberalizim të vizave

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të miratojë rekomandimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Në seancën që e mbajti pa opozitën, Kuvendi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të miratuar këtë pikë, pavarësisht se ishte konsideruar si një prej kritereve tjera në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Pas dështimit të Kuvendit që të miratojë rekomandimet për Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, ka reaguar ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Mosmiratimi i rekomandimit vetëm dy ditë para ardhjes së misionit vlerësues të ekspertëve të Bashkimit Evropian, ka thënë Çollaku për Radion Evropa e Lirë, rrezikon të ndikojë negativisht në raportin vlerësues të këtij misioni.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se brenda pak ditësh qeveria do të ri-procedojë në Kuvend propozimet për anëtarët e OSHP-së të cilët beson se do të miratohen dhe kështu të funksionalizohet bordi i këtij organi.

Seanca e së martës, ishte e para në të cilën opozita nuk shfaqi interesim që të marrë pjesë.

Për më gjatë se shtatë muaj, opozita ka përdorur gazin lotsjellës e veprime tjera në përpjekje që të pengojë mbajtjen e seancave plenare, duke synuar që të çoj vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka bërë thirrje partive opozitare që të kthehet në Kuvend dhe përmes dialogut t’i tejkalojnë të gjitha mospajtimet.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Mustafa përmes një konference për media ka thënë se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe të heq dorë nga diskursi i dhunës si dhe sulmeve ndaj objekteve qeveritare dhe policisë.

“Subjekteve e veçanta të opozitës të heqin dorë nga mjetet e dhunës për arrtjen e qëllimeve politike dhe po ashtu të hiqet dorë nga diskursi i cili ndjell urrejtje dhe i cili krijon një ambient në të cilin shfaqet dhuna dhe sulmi ndaj objekteve, institucioneve publike, policisë, objekteve private dhe qytetareve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri i Kosovës ka vlerësuar se është në interes të shtetit që institucionet të punojnë në shumë fusha për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Zotimi i qeverisë është që ta realizojë mandatin e plotë dhe përgjegjësinë e plotë”, ka deklaruar Mustafa.

Ftesë opozitës për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës i ka bërë edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci. Sipas tij, partitë në pushtet janë të gatshme që bashkë me opozitën t’i diskutojnë të gjitha çështjet që janë në interes të shtetit.

“Po shihet se sot kishim një seancë në suaza të normales, nëse mund të themi kështu. Unë shpresoj dhe besoj se edhe në të ardhmen do të kthehet normaliteti i punës në Kuvendin e Kosovës. I bëj thirrje opozitës që të vijë dhe të merr vendet e tyre dhe ta jap kontributin e vet në seanca”, është shprehur Grabovci.

Partitë opozitare kishin paralajmëruar para kësaj seance se nuk do të marrin pjesë në të. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma për Kosovën kanë vendosur që të braktisin të gjitha seancat.

Kurse, subjekti më i madh opozitar Lëvizja Vetëvendosje që në Kuvendin e Kosovës ka 16 ulëse, thotë se sa i takon pjesëmarrjes në seancat plenare do të “bëjmë vlerësim nga seanca në seancë”.

“Ky qëndrim i Vetëvendosjes vjen pasi që koalicioni qeverisës mund të kontrabandojë në Kuvend gjëra të këqija si për shembull, statutin e ‘Zajednicës’ (term ky që Vetëvendosje përdorë për Asociacionin), likuidimin e Trepçës e të ngjashme, me ç’rast ne sigurisht se duhet të jemi aty dhe do të jemi aty”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Adonis Tahiri zyrtar për media.

Në anën tjetër, analisti politik Imer Mushkolaj, braktisjen e Kuvendit dhe bojkotimin e seancave nga partitë opozitare nuk e sheh si një ide të mirë. Ai konsideron se opozita duhet ta shfrytëzojë kuvendin për arritjen e qëllimeve.

“Ndërrimin e strategjisë që nënkupton braktisjen e Kuvendit, nuk e shoh pozitive, duke pasur parasysh se kjo do të lë një zbrazëtirë shumë të madhe në atë që ata e quajnë shfrytëzim të jetës parlamentare. Vendi i opozitës është në Kuvend dhe ata duhet të shfrytëzojnë Kuvendin si institucionin përfaqësues për të provuar që t’i arrijnë qëllimet e veta”, ka deklaruar Mushkolaj, transmeton rel.

Subjektet politike në opozitë, kanë nisur protestat e tyre në Kuvend dhe jashtë tij, duke kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas opozitës marrëveshjet janë të dëmshme për tërësinë territoriale të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika