Thaçi do t’i propozon në Hagë katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 15/03/2016 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi, presidenti i zgjedhur është duke qëndruar për vizitë në Hagë. Ai ka thënë se atje do të propozoj katër elemente për bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si president i zgjedhur, sot në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale do të propozoj katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar një kornizë permanente për paqen, e cila bazohet në vlerat e Bashkimit Europian”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.