Lajmet

The Guardian e konsideronë Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit në Kosovë

13.03.2016 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
The Guardian e konsideronë Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit në Kosovë

Dokumentat sekrete të NATO-s, që citohen nga gazeta ”The Guardian” e konsiderojnë Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit në Kosovë dhe Xhavit Halitin si të lidhur me vrasjen e gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Uka në 1997 në Tiranë. Dokumentet që janë zbardhur nga gazeta, kanë etiketën “USA KFOR” dhe përmbajnë detaje të rrjeteve të krimit të organizuar.

Duke cituar shërbimin sekret amerikan dhe atë të NATO-s, Xhavit Haliti përshkruhet si i lidhur me një masakër të frikshme.

“Ali Uka, një gazetar kosovar me qendër në Tiranë që e mbështeste lëvizjen për pavarësi, por e kritikonte atë në shtypin e shkruar, u masakrua me një shishe dhe një kaçavidë në vitin 1997. Shoku i tij i dhomës në atë kohë ishte Hashim Thaçi”, thekson dokumenti. Ali Uka ishte gazetar i “Gazetës Shqiptare” dhe vrasja e tij shkaktoi jehonë të gjerë në shtypin shqiptar të asaj kohe.

Në dokumenta, Thaçi identifikohet si një “peshk i madh” i krimit të organizuar në Kosovë. Po kështu edhe Xhavit Haliti, një ish-shef i logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është tashmë aleat i kryeministrit dhe një deputet i ri i PDK, transmeton Infosot.

Duke e përshkruar atë si një fuqi pas Hashim Thaçit, raporti thekson se Haliti ka lidhje të forta me mafian shqiptare dhe shërbimit sekrete kosovar, të njohur si KShiK. Dokumenti thekson se Haliti është i përfshirë në prostitucion, trafikun e armëve dhe të drogës dhe se përdorte një hotel në Prishtinë si bazën operacione të tij.

Haliti është gjithashtu këshilltar politik dhe financiar i kryeministrit, por sipas dokumentave, ai është bosi i vërtetë i lidhjes. Ai lidhet edhe me frikësimin e kundërshtarëve politikë në Kosovë dhe dy vrasje që datojnë në fund të viteve ‘90, kur UÇK thuhet se ka kryer shumë vrasje. Një prej tyre ka qenë një politikan kundërshtar që u gjend i vdekur në afërsi të kufirit me Kosovën, me sa duket pas një konflikti me Halitin. Ndërkohë, përshkrimi i një tjetër vrasjeje e lidh Halitin me masakrën e një gazetari të ri në Tiranë, Ali Uka që punonte për “Gazetën Shqiptare”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin