Lajmet

AAK: Isa na trego kush janë sulmuesit e Presidencës

12.03.2016 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK: Isa na trego kush janë sulmuesit e Presidencës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikatë për media ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të tregojë se kush janë sulmuesit e Presidencës.
“Sigurisht se Kryeministri i Kosovës është i vetmi kryeministër në Botë, që nuk e ka problem të shndërrohet edhe në prokuror, edhe në polic edhe në gjyqtar. Qeveria që ai kryeson, por edhe partia e tij, janë të vetmet që i dinë sulmuesit e akteve kriminale, siç ishte edhe ky i sotmi në ndërtesën e Presidentes, ende pa u identifikuar as policia!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Është detyrë e kryeministrit dhe e partisë së tij, thuhet më tej nga AAK, që informatat t’i çojnë në polici e jo ta helmojnë opinionin me lloj-lloj hipotezash, duke shtuar se ndërtesa e Presidentes mbikqyret me kamera dhe ruhet 24 orë nga policia dhe sigurimi i ndërtesës, prandaj edhe nuk do të duhej të ishte vështirë të zbuloheshin sulmuesit, transmeton infosot.

AAK thotë se nuk po e drejton gishtin as nga LDK e as nga PDK, si autorë të mundshëm të këtij sulmi, pavarësisht dyshimeve që po i ngrehin të tjerët.

“Prandaj as Qeveria e as LDK-ja, nuk duhet ta luajnë rolin e viktimës sa herë që ndodhin sulme të tilla! Ata duhet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, nëse kjo nuk iu shkakton dëm atyre, e jo të merren me teori konspirative”, shkruan AAK, teksa vazhdon më tej duke thënë se “Nuk është në natyrën e AAK-së, të merret me punë të pista e me sulme të dyshimta, por ajo është e vendosur t’a luftojë këtë keqqeverisje e cila tashmë është identifikuar edhe si shkelëse e Kushtetutës. Prandaj Qeveria dhe Kryeministri, është më mirë të merren me gabimet e veta e ta sqarojnë popullin, se sa ta luajnë rolin e viktimës e të trillojë kërcënime të paqena nga intervistat televizive”.

Veprimet AAK-së janë publike e jo pas shpine, dhe ato i kemi manifestuar në vazhdimësi, siç do të bëjmë edhe me 26 mars, aty ku do të jemi të gjithë, thuhet në fund të komunikatës së AAK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin